“Pse, pse, pse; o Ardian”: Ahmeti ia shtron disa pyetje Golës së VV-së, e fton në debat
Shpend Ahmeti, analist dhe ish-nënkryetar i VV-së, ka pasur një përplasje me Ardian Golën, deputet i VV-së.
E gjithë kjo u realizua nga distanca, pasi Ahmet ishte në T7, ndërsa Gola u lajmërua me telefon në “Pressing”.
Në përplasjen nga distanca, Ahmeti ia ka shtuar disa pyetje Golës.
“10 vjet kemi pritur, 10 vjet” – nis ndërhyrjen Gola.
“Çka?” – ishte pyetja e parë e Ahmetit.
“10 vjet prej vitit 2013, ne kemi arritur marrëveshje, të cilat janë zbatuar selektivisht nga ne vetëm për vetëm ato pika që kanë qenë…” – thotë Gola.
Këtu ndërhyri Ahmeti, i cili parashtroi disa pyetje. Këto ishin “pse”-të e Ahmetit.
“Pse po e zbatoni pra pjesët tjera? Pse po e zbatoni rrymën? Pse po e zbatoni pagesën e rrymës? Pse po e zbatoni Elektroseverin? Cila marrëveshje jeni duke i zbatu? Pra unë po të them qyky është problemi që po e kam me këtë diskurs. Na ndoshta nuk kemi shumë mospajtime në plotë sene, por mos na qitni …O Ardian, mos më qit mu në diskursin që ne qenkemi Serbisë me i lëshu pe e ju jeni për mos me i lëshu pe” – i tha Ahmeti, Golës.
Gola ndërhyri këtu.
“Jo bre, jo nuk jam t’u fol, nuk jam t’u operu me atë diskurs” – i tha Gola, Ahmetit.