“Pse po vozit shpejt me veturë në fshat” – Arsyeja e vrasjes në Baks të Skënderajt
Besim Musliu raportohet nga Indeksonline, se ka humbur jetën sot në fshatin Baks të Skënderajt, pasi u plagos me armë nga Xhevdet Rexhepi.
Sipas burimeve të këtij mediumi, deri te konflikti ka ardhur për shkak të një fjalosje, pasi viktima e kishte drejtuar makinën me shpejtësi të madhe.
“Pse po vozit shpejt me veturë në fshat..”, thuhet se është shkaktari i vrasjes së mërgimtarit dhe plagosjes së dy personave të tjerë.
Rastin për gazetën Nacionale e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Fexhrije Pllana.
“Kemi një rast për një mosmarrëveshje rreth orës 19:40, kemi tre të plagosur, një prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa të tjerët janë dërguar në QKUK për trajtim. Detaje të tjera rreth rastit nuk dihen ende”, ka thënë ajo.