PSD sot zhvillon aksion simbolik pranë objektit të Qeverisë
Partia Socialdemokrate (PSD), ka paralajmëruar mbajtjen e një aksioni simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Aksioni i PSD-së pritet të mbahet në ora 11:00.
PSD nuk ka treguar arsyet e këtij aksioni.
“Sot, me datën 1 maj (e hënë), nga ora 11:00, PSD do të zhvillojë një aksion simbolik pranë ndërtesës së qeverisë në sheshin “Skënderbeu”.” – thuhet në njoftim.
