PSD sot mban kuvendin zgjedhor pas pezullimit nga KQZ-ja
Partia Socialdemokrate (PSD) sot do të mbajë Kuvendin Zgjedhor.
Mbledhja e kuvendit do të fillojë në ora 11:00.
“Sot, me datën 28 janar (e diel), nga ora 11:00, PSD do të mbajë Kuvendin Zgjedhor. Kuvendi do të mbahet në Orion Conference Center (afër Kinos ABC).”
Kujtojmë se KQZ kishte pezulluar këtë parti për shkak të mosmbajtes së kuvendit zgjedhor.