PSD-ja e mbështet protestën kundër Speciales, Molliqaj: Kuptimi i drejtësisë është zhbërja e kësaj gjykate - NACIONALE

PSD-ja e mbështet protestën kundër Speciales, Molliqaj: Kuptimi i drejtësisë është zhbërja e kësaj gjykate

1 vit më parë

nga NACIONALE

Partia Socialdemokrate ka dalë në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale, e cila është thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka vlerësuar se besnikëria e pakusht ndaj historisë së luftës çlirimtare është nga sprovat më të rëndësishme të gjeneratës tonë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për PSD-në kuptimi i drejtësisë është zhbërja e kësaj gjykate.

“Partia Sociademokrate mbështet protestën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër Gjykatës Speciale. Besnikëria e pakusht ndaj historisë së luftës çlirimtare është nga sprovat më të rëndësishme të gjeneratës tonë. Prandaj kjo është kauzë përtej çdo llogarie. Prandaj nuk duhet të kursehemi. Për ne kuptimi i drejtësisë është zhbërja e kësaj gjykate. Për ta gjykuar UÇK-në, së pari duhet ta dyshojmë. Asnjë lloj verdikti që e supozon UÇK-në si të fajshme nuk sjellë drejtësi, pavarësisht përmbajtjes përfundimtare të tij. Sepse UÇK nuk mund të gjykohet. Ajo është kushti dhe mundësia për të pasur drejtësi në të ardhmen”, ka shkruar Molliqj.

Lajme të ngjashme