PSD i reagon KQZ-së pas vendimit për pezullim: Kuvendi mbahet me 28 janar, kjo është dashakeqësi
Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Bardh Ahmeti ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pezullim të këtij subjekti politik.
Ahmeti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo parti tashmë e ka vendosur 28 janarin si datë për mbajtjen e Kuvendit të saj.
“Prandaj, procedimin me pezullim nuk mund ta shohim ndryshe pos si dashakeqësi ndaj PSD-së. Një qasje e tillë formaliste e shantazhuese është e dëmshme për organizimin politik dhe s'duhet të pranohet në asnjë mënyrë.” – ka shkruar ai.
Ndërkohë, vendimi për këtë çështje umor sot në mbledhjen e KQZ-së. Tetë anëtarë të KQZ-së votuan pro këtij vendimi.
“Kjo parti obligohet që në afatin prej 45 ditësh ta mbajë konventën" - tha kryetari Kreshnik Radoniqi.