PSD e çon një shportë me qershi para qeverisë: Kurti po vepron si Nastradini - NACIONALE

PSD e çon një shportë me qershi para qeverisë: Kurti po vepron si Nastradini

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Socialdemokrate (PSD), ka zhvilluar një aktivitet para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku kanë vendosur një shportë që duket se është e mbushur me qershi.

PSD ka tallur kryeministrin Kurti, i cili sipas tyre, është si Nasradini në raport me dialogun me Serbinë.

Sipas tyre, Kurti po vepron si Nastardini që i hedhi qershitë e më pas fillojë t’i mbledhë nga bërlloku po të njëjtat.

Aktivistja e kësaj partie, Teuta Rrusta, ka shpejguar aktivitetin e partisë së saj tek Qeveria.

Këtë aktivitete kemi vendos mos me e shpjeguar, kjo bracolët me qershi është tallje me hipokrizinë, kjo hipokrizi përkon me dialogun edhe me krejt marrëveshjet që Kurti është duke i realizuar e për të cilat ka thënë që ose do t’i rinegociojë ose do t’i rrëzoj krejt”, tha ajo.

Kjo është një fore e Nastradinit që ka thënë që qershia s’duhet me i hangër se janë të prishura edhe i ka gjuajt. Pas një kohe ka filluar me marr secilën prej shportës së bërllok, duke thënë se ndoshta kjo nuk është prek prej bërllokut e në fakt që të gjitha janë të njëjta edhe nuk vyejnë gjë”, tha ajo.

Lajme të ngjashme