Provinca e Albertës do të mbajë referendum për mbetjen si pjesë e Kanadasë apo ndarje - NACIONALE

Provinca e Albertës do të mbajë referendum për mbetjen si pjesë e Kanadasë apo ndarje

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Alberta, provincë e madhe në jugperëndim të Kanadasë, do të mbajë referendum për t’i pyetur banorët nëse ky territor duhet të mbetet pjesë e Kanadasë apo të vazhdohet me një votim tjetër për ndarje nga shteti i dytë më i madh në botë për nga sipërfaqja, duke e shënuar testin e parë domethënës ndaj unitetit të vendit në disa dekada.

Njoftimi i së enjtes nga kryeministrja e Albertës, Danielle Smith, vjen pasi një peticion për ndarje nga Kanadaja u nënshkrua nga më shumë se 300 mijë njerëz në fillim të vitit, ndërsa një peticion tjetër, me të cilin bëhet thirrje që Alberta të mos ndahet nga Kanadaja, u nënshkrua nga më shumë se 400 mijë njerëz.

Një lëvizje për pavarësi ka shënuar rritje në provincën e pasur me naftë, e mbështetur në përshtypjen e vjetër se Alberta anashkalohet nga vendimmarrësit në Otavë.

Prapëseprapë, sondazhet sugjerojnë se shumica e banorëve të provincës do të votonin kundër ndarjes me Kanadanë, raportont televizioni BBC.

Kryeministrja e Albertës tha se referendumi është caktuar për datën 19 tetor.

Lajme të ngjashme