Prova e re: Videoincizimi që rihapi gjykimin për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Trupi Gjykues në rastin e Gllogjanit, ka marrë vendim që të rihapet gjykimi, kjo për shkak të paraqitjës së një videoincizim(provë e re) nga Prokuroria vetëm në fjalën përfudnimtare e cila nuk ishte paraqitur më herët, ku njëri nga të akuzuarit shihet duke gjujatur me armë në bjeshkë e ku pretendohet se arma e njëjtë është perdorur edhe në krimin e kreyr në Gllogjanë, ku kishin mbetur tre të vdekur në vitin 2021.
Leon Perlaska i cili foli në emër të trupit gjykues, tha se prova e re e paraqitur nga Prokurorija e rastit, do të merret në shqyrtim së bashku me dokumenta përcjellës gjatë gjykimit të rihapur.
“Arsyeja pse kjo Gjykatë ka vendosur për rishqyrtim është se Prokuroria e Shtetit, në fjalën përfundimtare të saj, duke e trajtuar videoincizimin ku shihet Kreshnik Mehmetaj duke gjuajtur me armë në bjeshkë, incizim i cili është paraqitur para kësaj Gjykate, ka paraqitur pretendimin se arma që shihet në video është arma e përdorur për kryerjen e krimit. Ky pretendim është paraqitur formalisht nga Prokuroria në fjalën përfundimtare”, thuhet ndër të tjera në vendimin e trupit gjykues të udhëhequr nga Leon Perlaska.
"Në anën tjetër, trupi gjykues, pas këshillimit dhe analizimit të të gjitha shkresave të lëndës, ka gjetur se gjatë fazës së hetimeve, Policia kishte kontrolluar pikërisht vendin në bjeshkë ku i pandehuri Kreshnik Mehmetaj shihet duke gjuajtur me armë. Gjatë këtij kontrolli, në bjeshkë janë gjetur 13 gëzhoja dhe një fishek, për të cilat ishte urdhëruar ekzaminimi balistik. Në shkresat e lëndës gjendet raporti i ekspertizës me numër AKP 2022 2700/2022-2627, të datës 27.07.2022, mirëpo ky raport nuk ishte propozuar nga Prokuroria për administrim si provë. Andaj, Gjykata ka vlerësuar se ky raport, së bashku me dokumentacionin përcjellës, duhet të administrohet gjatë gjykimit të rihapur”, tha Perlaska.
Ndërsa prokurorja e rastit, Sahide Gashi, ka thënë se për këtë çështje do të flasë në gjykatë.
“Për çështjen që e ka ngritur gjykata, gjithçka që kam për të thënë do ta them në gjykatë”, ka thënë Gashi.
E pyetur se përse e ka paraqitur provën e re vetëm në fjalën përfundimtare, ajo tha shkurt para gazetarëve se nuk pajtohet me këtë vlerësim./Nacionale