Protestuesit fillojnë të grumbullohen para selisë së PD-së - NACIONALE

Protestuesit fillojnë të grumbullohen para selisë së PD-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka filluar grumbullimi i protestuesve te selia e Partisë Demokratike.

Mediat shqiptare raportojnë se grumbullimi i përkrahësve të opozitës nga aty do të drejtohen kah bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku do të mbahet protesta.

Protestuesit duken të mobilizuar për protestën e opozitës, duke mbajtur në duar flamuj shtetëror dhe partiak.

Policia shqiptare i ka ndërmarr të gjitha masat për mbajtjen e rendit në protestën e opozitës.

Për mbarëvajtjen e kësaj proteste, policia e shtetit ka angazhuar rreth 1000 forca të policisë.

Lajme të ngjashme