Protestohet para ASK-së, disa regjistruese të popullsisë u përballen me ngacmime gjatë procesit
Organizata “Fourth Wave” ka protestuar sot para objektit të Agjencisë së Statistikave të Koovëës, si shenjë pakënaqësie ndaj ngacmimeve të punëtorëve që janë ngacmuar gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë.
Sipas “EO”, protestuesit kanë mbajtur pankarta: “Kam shkuar për regjistrim, jam përballur me intimidim. Siguria është detyrë e shtetit”.
Nga kjo organizatë kanë thënë që gratë regjisturese kanë treguar që gjatë regjistrimit, kanë pasur intimidim dhe ngacmim.
Po ashtu, Nerimane Ferizi nga organizata ka deklaruar se janë pranuar tri raste të ngacmimit në terren, të cilat nuk janë raportuar në polici.