Protestës së PSD-së do t’i bashkohet edhe Mushkolaj: Albini ka ndryshu, unë jo
Analisti Imer Mushkolaj ka konfirmuar se do të marrë pjesë në protestën e organizuar nga PSD-ja kundër Asociacionit.
Përmes një postimi në Facebook, Mushkulaj ka thënë se ai e ka kundërshtuar vazhdimisht Asociacionin dhe vazhdon të mbajë të njejtin qëndrim.
“Asociacionin e kam kundërshtu vazhdimisht. Edhe në protesta. Vazhdoj ta kundërshtoj,”-ka shkruar Mushkolaj.
Ndër të tjera, ai kujtuar edhe ndryshimin e qëndrimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë “Albini ka ndryshu. Unë jo,” ndërsa ka njoftuar se nesër do të marrë pjesë në protestë.