Protestë para KEK-ut: Raportohet se punëtorët po tentojnë të hynë me forcë në kompani
Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) ka organizuar një protestë para zyrave të kompanisë.
Sipas Telegrafit, disa prej punëtorëve kanë tentuar të hynë me forcë në objektin e kompanisë.
Tutje, raportohet se në pankarata, Sindikata ka kritikuar tenderimin e sigurimit fizik.