Protesta kundër Speciales në Shkup, Rama del në mbështetje: Do të jem gjithmonë krah bashkëkombësve të mi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë sërish në mbështetje të protestës së OVL-UÇK-së kundër Speciale, e cila do të mbahen nesër në Shkup.
Ai ka ftuar qytetarët që në numër sa më të madh të marrin pjesë në këtë protestë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shkruar se kjo është një thirrje për unitet, respekt dhe mbrojtje të vlerave që na bashkojnë si popull.
“Pas Prishtinës 🇽🇰 dhe Tiranës 🇦🇱 , edhe Shkupi ngre zërin për drejtësi. Kjo është një thirrje për unitet, respekt dhe mbrojtje të vlerave që na bashkojnë si popull. Shpreh mbështetjen time për të gjithë shqiptarët e Shkupit dhe të gjitha trevave që nesër protestojnë në mënyrë paqësore, në mbrojtje të UÇK-së, si vlerë e patjetërsueshme kombëtare. 🇦🇱 Si kryetar i kryeqytetit të Republikës së Kosovës, do të jem gjithmonë krah bashkëkombësve të mi. Forca jonë si popull qëndron te uniteti, respekti dhe mirënjohja. Shkupi, Prishtina është me ju”, ka shkruar ai.