Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, qytetarët fillojnë të mblidhen
Protesta e paralajmëruar për kundërshtimin e shtrenjtimit të rrymës pothuajse ka filluat.
Një numër i madh i qytetarëve kanë filluat te mblidhen në sheshin “Zahir Pajazit”, ku do të mbahet protesta nën moton “Asnjë cent më shumë".
Kjo është protesta e dytë që mbahet kundër shtrenjtimit të rrymës. E para është mbajtur të shtunën.
Bordi i Zyrës se Rregullatorit të Energjisë sot i ka miratuar propozimet për aprovimin e të hyrave te lejuara maksimale të operatoreve energjetik.
Miratimi i këtyre propozimeve nënkupton se ky institucion ka vendosur për shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend.