Protesta e serbëve në Graçanicë, Policia: Rruga Prishtinë – Gjilan do të jetë e bllokuar - NACIONALE

Protesta e serbëve në Graçanicë, Policia: Rruga Prishtinë – Gjilan do të jetë e bllokuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga Prishtinë-Gjilan, do të jetë e bllokuar për shkak të protestës së serbëve në Graçanicë.

Policia ka bërë të ditur se rruga do të jetë e bllokuar që nga fillimi i protestës nga ora 11:30 deri në përfundimin e saj.

Më tej, Policia ka kërkuar që qytetarët të shfrytëzojnë rrugë alternative.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për bllokim të rrugës

Policia e Kosovës, me qëllim të mbarvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Lajme të ngjashme