Protesta e PSD-së kundër Trendafilovës: “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, “Jeni non-grata”
Partia Socialdemokrate ka filluar protestën para hotelit ku po qëndron kryetarja e Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova.
Aktivistë të shumë të kësaj partie kanë kundërshtuar vizitën e Trendafilovas në Kosovës.
“UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, UÇK-ja është përpjekje për liri”, “Historia është shkruar, propaganda ka dështuar” janë vetëm nga disa pankartat që aktivistët e PSD-së po i mbajnë në duar.
Kjo protestë është përkrahur edhe nga OVL-UÇK-ja.
Në protestë po marrin pjesë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
Forca të shumta policore janë parë brenda hotelit, ku pritet që të mbajë diskutim Kryetarja e Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova.
Gazetari i Nacionales, Besian Beha, që gjendet në vendin e ngjarjes, ka bërë të ditur se brenda hotelit “Sirius”, janë parë numër i lartë i zyrtarëve policorë.