Protesta në Tiranë: Meta e quan Ramën tradhtar, marrëveshjen me PD-në e cilëson historike - NACIONALE

Protesta në Tiranë: Meta e quan Ramën tradhtar, marrëveshjen me PD-në e cilëson historike

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Në protestën e organizuar nga Sali Berisha në Tiranë ku po marrin pjesë mijëra qytetarë, fjalën e ka marrë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Meta gjatë fjalimit të tij i është drejtuar kreyministrit shqiptar Edi Rama, duke e quajtur tradhtar që e përcjell protestën nga “charteri luksoz e i paligjshëm”.

“Grabitqarët e Rilindjes detyrojnë qytetarët të paguajnë borxhe miliarda euro që vetëm janë vjedhur dhe nuk kanë prodhuar asgjë përveç varfërisë dhe mjerimit," ka thënë Meta, duke shtuar se të gjithë peshën e krizës në vend, qeveria ia ka faturuar popullit përmes rritjes së taksave e mosrritjes së pagave e pensioneve.

Meta po ashtu foli për marrëveshjen e lidhur me PD-në, për zgjedhjet e 14 majit, të cilën e quajti marrëveshje historike me anë të së cilës popullit do t’i ipet fuqia për të qenë “Zot të vendit”.

“Së bashku me Partinë Demokratike kemi firmosur një marrëveshje historike për tu dhënë një herë e përgjithmonë të gjithë fuqinë për të qenë Zot të vendit tonë: Referendumin! Përpara për të shpëtuar flamurin tonë kombëtar,” është shprehur Meta.

Lajme të ngjashme