Protesta e bizneseve, Njësia Speciale shihet te ZRrE-ja - NACIONALE

Protesta e bizneseve, Njësia Speciale shihet te ZRrE-ja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Po vazhdon edhe më tutje protesta e bizneseve e cila nisi në sheshin kryesor të Prishtinës, para objektit të Qeverisë, kjo për të kundërshtuar daljen në tregun e lirë energjetik.

Derisa përfaqësuesit e bizneseve janë nisur drejt objektit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, Njësia Speciale është parë aty.

“Protesta ka për qëllim ta ngris zërin ndaj vendimit të ZRrE-së por edhe ndaj heshtjes së qeverisë së Kosovës për të ndërmarrë masa ose subvencionu ose ndonjë mekanizëm tjetër që do ta gjenin për mbështetjen e bizneseve në fazën e kalimit të tregut të lirë.

Bizneset po sfidohen nga ky vendim. Nga 1 qershori po furnizohen nga KEK, si furnizuesi që ka obligim ligjor. Ata u deklaruan se për 60 ditë do të furnizojnë bizneset.

Edhe KEK është sfidu me këtë vendim sepse ka qenë i shpejtë dhe kanë ende sfida logjistike për t’i gjetur se kush janë konsumatorët.

Përkundër kësaj, ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të reflektojë në kuptimin pozitiv, ta ndihmojë biznesin, ekonominë e vendit, të mbrojë qytetarin e Republikës duke iu dhënë mundësinë të shtyjnë një fazë kalimtare prej një vit dhe bashkë ta përgatisin një paketë ligjore për fazën e tranzicionit.

Ka shumë biznese që ende nuk kanë marrë oferta, që nuk janë njoftu për tregun e lirë.

Kështu që, në rast se qeveria nuk reflekton ne do të detyrohemi me dalë me protestu, nuk është as dëshirë as vullnet i joni por kjo është gjendja e krijuar nga ZRrE që nuk e ka përgatit tregun, në mënyrë që biznesi vetë të zgjedhë të dalë në tregun e lirë.

Kjo është nxjerrje e dhunshme e 1300 bizneseve në tregn e lirë” – ka thënë Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, në lidhje me këtë protestë.

Lajme të ngjashme