Protesta e bizneseve, Bajrami: Kurti po i detyron të dalin në rrugë punëdhënësit e 143 mijë punëtorëve - NACIONALE

Protesta e bizneseve, Bajrami: Kurti po i detyron të dalin në rrugë punëdhënësit e 143 mijë punëtorëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar në lidhje me protestën e paralajmëruar nga bizneset për të enjten, ku pritet të bllokohen hyrjet kryesore të Prishtinës.

Bajrami në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se kryeministri në largim po i detyron të dalin në rrugë punëdhënësit e 143 mijë punëtorëve.

“Nga 1 qershori, përmes një vendimi represiv do të rritët çmimi i energjisë elektrike deri në 260% për punëdhënësit me të mëdhenj në vend. Dy vite nën sanksione nga BE. Deficiti tregtar ka arritë rekord të paparë që nga paslufta. 100 mijë vende pune më pak, sipas të dhënave të vetë Qeverisë. 2,123 kontrata njëburimore” – ka thënë ajo.

Tutje, Bajrami ka thënë se Kosova po shkon drejt rrënimit ekonomik dhe qytetarët e saj drejt varfërisë.

“Kjo situatë është e padurueshme dhe e papranueshme! Këta rrënues duhet të ndalen bashkë me mafinë energjetike që po rrënon vendin! Vedimi i ZRREsë duhet të anulohet mënjeherë!” – tha ajo.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme