"Luizi, kryeministër i ardhshëm", pankarta e çuditshme në protestën e Sali Berishës kundër Edi Ramës - NACIONALE

"Luizi, kryeministër i ardhshëm", pankarta e çuditshme në protestën e Sali Berishës kundër Edi Ramës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike ka protestuar para Qeverisë në Tiranë.

Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Rama për keqqeverisje dhe tha se qëllimi i revolucionit është përmbysja e monizmit.

Nuk është vjedhja e parave problemi më i madh i këtij hajduti të papërmbajtur. Vjedhja e të ardhmes tonë është akti i tij më makabër. Në 8 vite, 35 për qind e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria. Në 8 vite, secili prej nesh kemi humbur një të tretën e të dashurve tanë në dhera të tjera. Me këto ritme, Shqipëria shkon drejt shuarjes dhe zhdukjes. Dhe ky mendon se do jetojë diku në Karaibe apo në ishujt e nxehtë të Oqeanit Indian. Ne jemi këtu për t’i thënë: Edi Rama, sot ke para, ke banka, ke çdo gjë. Por me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtyre qytetarëve. Me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtij revolucioni. Sot, pasi asgjësoi PS-në, i hoqi të drejtat, votën dhe çdo gjë. E uzurpoi me sektin antishqiptar të Rilindjes, ai kërkon të asgjësojë PD-në. Mendon dhe beson se do na përjashtojë nga zgjedhjet. Edi Rama, ne do të përjashtojmë nga Shqipëria! Ne jemi këtu sa është toka. Revolucioni ka misionin e madh të demokracisë, lirisë dhe shpëtimit të shqiptarëve. Ndaj, shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje çdo të riu: bashkohuni me këtë revolucion. Revolucionet i bëjnë të rinjtë, idealet e të rinjve, guximi i të rinjve, i bën ata të pathyeshëm para asgjëje. Luftoni për veten, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj”, tha gjatë fjalimit të tij ish-kryeministri Berisha.

Protesta është mbajtur nga ora 12 deri në 13:55, teksa sot jepet vendimi nga Gjykata e Apelit për vulën e PD-së.

E çuditshmja ishte se edhe në këtë protestë u ndje efekti i emisionit më të ndjekur në hapsirat shqiptare, Big Brother Vip Albania.

Më konkretisht, fansat e banorit me të fameshëm të këtij edicioni, Luiz Ejllit, kishin përgatitur një banderolë për Luizin.

Luizi, kryeministri i ardhshëm”, shkruhej në banderolën në protestën e demokratëve, transmeton Top Channell.

Ju kujtojmë, se edhe Berisha kishte shprehur përkrahje dhe simpati për banorin e BBVK.

““Është një demokrat i njohur në të gjitha qëllimet e tij, me një energji të pashtershme, siç e dëshmon. Një mjeshtër në marrëdhëniet publike, në fushën e shoubiz. Dhe natyrisht ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa me një shpejtësi të jashtëzakonshme”, kishte thënë Sali Berisha pak javë më parë.

Lajme të ngjashme