Protesta, Aliu: Komunat nuk janë degë administrative e Qeverisë - NACIONALE

Protesta, Aliu: Komunat nuk janë degë administrative e Qeverisë

2 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, ka kritikuar Qeverinë Kurti për presion ndaj komunave.

Në protestën e komunave kundër Qeverisë, ai ka thënë se gjatë viteve të fundit komunat po përballem edhe me një tendencë e gjithnjë e me të theksuar të centralizimit.

“Presim mbi komunat nuk është vetëm financiar, gjatë viteve të fundit po përballem edhe me një tendencë e gjithnjë e me të theksuar të centralizimit. Komunat nuk janë degë administrative e Qeverisë, ato janë institucione të zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët me kompetenca, përgjegjësi dhe pronë të garantuar me ligj dhe Kushtetutë të Republikës”, ka thënë ai.

Në adresimin e tij para qytetarëve të shumtë që janë mbledhur në shesh, ai ka thënë se nuk do të lejohet që komunat të iu merren qytetarëve.

Lajme të ngjashme