Propaganda absurde e Rusisë, i krahason serbët e Kosovës me palestinezët e Gazës
Se Rusia bën propagandë kundër Kosovës, kjo dihet, por niveli i kësaj propagande arriti në një nivel të ri të absurditetit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të enjten.
Zëvendësambasadori i Rusisë në OKB, Dmitry Polyanskiy, i cili e mori fjalën në mbledhjen e kërkuar nga Serbia, bëri një krahasim tërësisht të paqëndrueshëm mes serbëve të Kosovës dhe popullsisë palestineze në Gaza, në përpjekje dëshpëruese për ta portretizuar Kosovës si vend që i shtyp pakicat.
“Fatkeqësisht, shtuar pikës së nxehtë në Gaza, ku Izraeli po mundohet të bëjë gjithçka për t’i larguar palestinezët, ne tash për tash jemi dëshmitarë të një rreziku shtesë për një rast tjetër në Ballkan, ku një situatë e ngjashme, fakte të ngjashme në terren po krijohen nga autoritetet kosovare kundër serbëve etnikë dhe z. Kurti në këtë sallë porsa i quajti ata kriminelë dhe terroristë” – tha diplomati rus, duke e lexuar vazhdimisht fjalimin në letër.
“Problemi ka arritur në shkallë të atillë, saqë popullsia serbe e provincës së Kosovës tash është dëshmitare e një rreziku të drejtpërdrejtë ndaj mbijetesës së vet fizike” – shtoi më tej Polyanskiy.
“Në përpjekje për të pasur kontroll të plotë të Kosovës dhe për ta hequr qafe popullsinë joshqiptare, autoritetet në Prishtinë organizuar një terror të vërtetë anti-serb dhe qëllimi këtu është i qartë - të krijohen kushte të pamundshme për jetën e serbëve të Kosovës, për t’u siguruar që ata t’i lënë shtëpitë e tyre përgjithmonë” – vazhdoi zëvendësambasadori rus.
Wait a minute.
— Franziska Tschinderle (@tschinderle) February 8, 2024
Did Russias representative at the UN 🇺🇳 Security Council really just compare the situation of Serbs in Kosovo to those of Palestinians in Gaza? pic.twitter.com/mvRLFJCGZm