Pronari i shtëpisë botuese “Luarasi”: MASHTI po shkakton kaos dhe po abuzon me buxhetin - NACIONALE

Pronari i shtëpisë botuese “Luarasi”: MASHTI po shkakton kaos dhe po abuzon me buxhetin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pronari i shtëpisë botuese “Luarasi”, Shukri Klinaku, ka kritikuar ashpër opsionin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për subvencionimin e teksteve shkollore.

Ai ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministrisë për këtë çështje.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se MASHTI ka shkaktuar kaos dhe po abuzon me buxhetin.

Sipas tij, gjithë këtë ministrja Nagavci po e bën për të mbuluar dështimin e vetë.

“MASHTI me qëllim të mbulimit të dështimit total në procesin e furnizimit të nxënësve me tekste shkollore bënë dy vepra të shëmtuara në dëm të interesit publik. E para, këtë proces, i cili tash e 15 vite bëhet i thjeshtë për nxënësit, prindërit e mësimdhënësit dhe i mbështetur në një kuadër ligjor – në këtë vit e bën me një ide anarkike dhe të pambështetur në ndonjë dokument ligjor”, ka shkruar Klinaku.

Ai ka treguar se opsioni i ministrisë do të jetë shumë më i shtrenjtë

“E dyta, në vend se në këtë vit shkollor të realizojë procesin me rreth 8 milion euro, MASHTI ka planifikuar të shpenzojë rreth 13 milion euro. 2. MASHTI ka helmuar opinionin me çmimet e deritanishme për tekste shkollore. Ka abuzuar me informata gjysmake, për të proklamuar se udhëheqja e tanishme e MASHTI-t është duke luftuar për kursim të buxhetit të shtetit. Mirëpo, e vërteta rreth çmimeve del në shesh me një renditje kronologjike të fakteve dhe me një llogaritje të thjeshtë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme