Prokurorisë e Pejës në aksion, Nikçi jep detaje
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë me dije se sot është duke e zhvilluar një aksion në këtë komunë.
Në një prononcim për gazetën Nacionale, ai ka thënë se ky aksioni po zhvillohet në koordinim me disa institucione tjera.
“Po, mund ta konfirmoj se jemi duke zhvilluar një aksion në koordinim me krimet ekonomike të Policisë së Kosovës, Inspektorët e Tregut, Doganën dhe ATK-në”, ka thënë Nikçi.