Prokuroria Speciale: Martin Berishaj është intervistuar për shpërlarje të parave, shmangie nga tatami…
Prokuroria Speciale e ka konfirmuar intervistimin e Martin Berishajt.
Ky I fundit është marrë në pyetje për shpërlarje të parave, shmangie nga tatami dhe mosraportim ose raportim i rrejshëm i pasurisë.
Lajmin e ka bërë të ditur për Nacionalen, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta,
“Referuar kërkesës suaj, mund të konfirmojmë se z.Martin Berishaj është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale, në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj tij lidhur me veprat penale “Shpëlarje e parave”, “Shmangie nga Tatimi” dhe “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave , i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, thuhet në përgjigje.