Prokuroria Speciale konfirmon se po hetohet edhe një lokacion i tretë për mbetjet mortore - NACIONALE

Prokuroria Speciale konfirmon se po hetohet edhe një lokacion i tretë për mbetjet mortore

1 orë më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se hetimet lidhur me mbetjet mortore nga lufta e fundit po vazhdojnë edhe në një lokacion të tretë.

Sipas njoftimit, prokurorja përgjegjëse ka qenë në vendngjarje së bashku me hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe ekspertët forenzikë, për të mbikëqyrur zhvillimin e veprimeve hetimore.

Prokuroria Speciale ka theksuar se, për shkak të fazës së ndjeshme të hetimeve, nuk mund të japë më shumë informacione në këtë moment.

“Informacione shtesë do të publikohen sapo kjo të jetë e mundur, pa cenuar zhvillimin e hetimeve”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, lidhur me këto hetime deri më tani janë arrestuar tre persona

"Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës konfirmon se në koordinim me Policinë e Kosovës, hetimet lidhur me rastin e krimeve të luftës në komunën e Zubin Potokut, po vazhdojnë intensivisht.

Deri më tani, tre persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "Krime lufte kundër popullsisë civile". Gjatë hetimeve janë kontrolluar disa lokacione. Në fshatin Jabukë janë gjetur mbetje të cilat do t'i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së për identifikim, ndërsa gërmimet në fshatin Kalludër e Vogël po vazhdojnë.

Aktualisht, hetimet po vazhdojnë në një lokacion të tretë. Prokurorja përgjegjëse ishte në vendngjarje së bashku me hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe ekspertët forenzikë për të mbikëqyrur veprimet hetimore.

Për shkak të fazës së ndjeshme të hetimit, Prokuroria Speciale nuk mund të japë informacione të mëtejshme në këtë moment. Informacione shtesë do të publikohen kur kjo të jetë e mundur pa cenuar hetimin".

Lajme të ngjashme