Prokuroria nis hetimet ndaj profesorit Xhevat Krasniqi
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve ndaj profesorit Xhevat Krasniqi i cili është akuzuar publikisht nga 27 studente për ngacmim seksual.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar kallëzim penal ndaj çështjes në fjalë. Prokurori i Shtetit ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve ndaj Xh. K. Kjo çështje penale është duke u trajtuar në pajtim me dispozitat ligjore të KPPRK-së”, tha Ulaj.
Ndryshe për rastin e profesorit është protestuar edhe brenda Universitet të Prishtinës.