Prokuroria mohon se është rihapur grupi “Albkings”, fton media të kenë kujdes në publikimin e lajmeve - NACIONALE

Prokuroria mohon se është rihapur grupi “Albkings”, fton media të kenë kujdes në publikimin e lajmeve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka reaguar ndaj lajmit të disa portaleve se është rihapur grupi “Albkings”, i cili është mbyllur dje.

Përmes një njoftimi për media, Prokuroria Themelore në Prishtinë iu ka bërë apel të gjitha mjeteve informuese të kenë parasysh vërtetësinë e lajmit para se të publikojnë atë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik, demanton lajmin i cili është duke qarkulluar në portalet vendore se është hapur përsëri grupi "Albkings", pra ky lajm iu bëjmë me dije se i njëjti është i bazuar në grupin e mbyllur së fundmi nga organet e hetuesisë, për çka iu kemi njoftuar përmes konferencës së mbajtur gjatë ditës së djeshme”, është thënë në njoftimin e prokurorisë.

Sipas prokurorisë, publikimi i një lajmi të tillë e cenojnë sigurinë juridike të qytetarëve.

“Përmes këtij reagimi, Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjitha mjeteve informuese të kenë parasysh vërtetësinë e lajmit para se të plasohet në opinionin publik, pasi lajme të tilla të pavërteta cenojnë sigurinë juridike të qytetarëve tonë dhe kanë për qëllim ndikimi në imazhin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Po ashtu, iu sigurojmë se në çdo kohë jemi në monitorim të kësaj çështjeje dhe në qoftë se ka tendencë të hapjes së këtij grupi apo çfarëdo grupi tjetër të ngjashëm, prokuroria në koordinim me policinë do t’i ndërmerre masat e nevojshme”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme