Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Feron
Sot Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka kërkuar që ndaj Feronit Shabanit të shqiptohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Këtë lajm e kanë bërë të ditur nga prokuroria.
“Themelore ne Gjilan, brenda afatit ligjor, parashtron kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit Feronit Shabani, për shkak të veprës penale Sulmi. Kërkesa për caktimin e Paraburgimit është dorëzuar ne Gjykatën Themelore në Gjilan, e cila pritet të mbajë seancën dëgjimore”, shkruhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore.
Fero është arrestuar dje nga Policia e Kosovës pasi i njejti u pa në një video të shpërndarë nga Nacionale, duke sulmuar me grushte një qytetar brenda një veture.