Prokuroria jep detaje për vrasjen në Prizren: Viktima kishte plagë në gjoks
Prokuroria në Prizren ka dhënë detaje për vrasjen në Prizren.
Në njoftim thuhet se viktima kishte pasur plage nga thika në gjoks.
“Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, informon opinionin publik se mbrëmë me datë 10.08.2025, rreth orës 08:30 min, në lagjen Tusuz në rrugën “Lapidari” në Prizren, një person është therrur me mjet të mprehtë (thikë).”
“Për shkak të lëndimeve të rënda, i njëjti është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK- në Prishtinë, mirëpo për shkak të plagëve në pjesën e gjoksit, viktima ka ndërruar jetë.”
Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje, ku janë sekuestruar një brisk patente dhe një veturë “Audi”.
“I pandehuri E.B., është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh. Për të njëjtin, prokuroria brenda afatit ligjor do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit. Prokuroria Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik.”, përfundon komunikata.