Prokuroria e Hagës konfirmon aksionet në Kosovë: Nuk jep detaje nëse ka të arrestuar - NACIONALE

Prokuroria e Hagës konfirmon aksionet në Kosovë: Nuk jep detaje nëse ka të arrestuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria e Specializuar e Hagës e ka konfirmuar se në Kosovë po kryhen operacione të ndryshme.

Megjithatë, në pëgjigjen për Nacionalen, ata nuk kanë treguar nëse ka të arrestuar.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe nuk ka komente të mëtejshme”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Nacionalen.

Nacionale ka mësuar se është bastisur prona e Haxhi Shalës.

Djali i tij, Flakroni, ka thënë për Nacionalen se babai i tij është ftuar për intervistim, dhe se nuk kanë informacione të tjera.

Lajme të ngjashme