Prokuroria e Gjilanit paralajmëron ankesë lidhur me dënimin për vrasjen e Agonis Tetajt - NACIONALE

Prokuroria e Gjilanit paralajmëron ankesë lidhur me dënimin për vrasjen e Agonis Tetajt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore e Gjilanit është shprehur e pakënaqur me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë për rastin “Gogaj”.

Prokuroria Themelore do të bëjë ankesë për ri-cilësim juridik nga vepra penale “Vrasje e rëndë” në veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, si dhe ankëse ndaj vendimit mbi dënimin

Njoftimin për ankesë e ka konfirmuar për Nacionalen e ka konfirmuar prokurori i rastit, Isuf Sadiku.

Shaban Gogaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e Agonis Tetajt, është dënuar me shtatë vite e gjashtë muaj burgim. Gogaj është dënuar për vrasje nga pakujdesia, e jo për vrasje të rëndë, ashtu siç e akuzonte Prokuroria, me ndryshim të veprës penale.

Vendimi është shpallur sot në Gjykatën e Pejës nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova, raporton gazeta Nacionale nga Peja.

Gjyqtarja e ka dënuar Gogajn për vrasje nga pakujdesia dhe armëmbajtje pa leje. Kjo është hera e tretë që ka ndryshime në veprën penale.

Lajme të ngjashme