AVONET: Prokuroria e Ferizajt ndalon punimet në rrugën “Gëzim Sahiti” - NACIONALE

AVONET: Prokuroria e Ferizajt ndalon punimet në rrugën “Gëzim Sahiti”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rrjeti i OJQ-ve, AVONET ka bërë të ditur se pas reagimit të tyre, Prokuroria Themelore e Ferizajt ka urdhëruar ndalimin e punimeve në rrugën “Gëzim Sahiti”.

Sipas tyre, reagimi i prokurorisë vije si rezultat i takimit të përbashkët me Kryeprokurorin Jashari, AVONET dhe banorët e lagjes.

Postimi i plotë:

Pas reagimeve dhe deklaratave të AVONET ndaj shqetësimeve për mos respektim të vendimit të gjykatës themelore në Prishtinë dhe gjykatës së apelit, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka urdhëruar inspektoriatin komunal në Ferizaj që të ndalojë punimet që po zhvillohen kundërligjshëm në rrugën Gëzim Sahiti.

Reagimi i prokurorisë vie si rezulatat i takimit të përbashkët me Kryeprokurorin z. Jashari, AVONET dhe banorët e lagjes. Në takim u shtjelluan dhe u prezantuan të gjitha faktet, provat dhe gjendja faktike, e rastit në fjalë.

Prokuroria me veprimet e saja ndaloi vazhimim e shkeljeve ligjore nga kompania e përfshirë në çështje.

Lajme të ngjashme