Prokuroria del me komunikatë për aksionin kundër drogës: U sekuestruan 91 bimë të kanabisit - NACIONALE

Prokuroria del me komunikatë për aksionin kundër drogës: U sekuestruan 91 bimë të kanabisit

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një komunikatë për media, pas aksionit në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës, ku u zbulua një laborator i drogës.

Në komunikatë, thuhet se janë sekuestruar gjithsej 91 bimë narkotike të llojit kanabis, pajisje për prodhimin e narkotikëve si dhe një armë zjarri.

I dyshuari, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Në kuadër të operacionit anti-drogë të planit operativë “Stop drogave” janë sekuestruar gjithsej 91 bimë narkotike të llojit Kanabis sativa, pajisje të sofistikuara për prodhimin e narkotikëve, një armë zjarri, si dhe është konstatuar kyçje ilegale në rrjetin elektrik për funksionimin e këtyre pajisjeve në kuadër të veprimtarisë së kundërligjshme.

Policia e Kosovës gjatë aksionit ka arrestuar një (1) person të dyshuar, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Po ashtu, me autorizim të prokurorit të shtetit, njësitet përkatëse policore kanë sekuestruar dhe më pas asgjësuar 91 bimët narkotike, ndërsa provat e tjera të sekuestruara do të shërbejnë në procedurën penale.

Prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurën penale”, thuhet në njoftim.


Lajme të ngjashme