Prokurorët kundër publikimit të të dhënave për bastisjen e shtëpisë së Trumpit - NACIONALE

Prokurorët kundër publikimit të të dhënave për bastisjen e shtëpisë së Trumpit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka thënë se publikimi i hollësive për urdhrin e bastisjes së shtëpisë së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, javën e kaluar do të mund të shkaktonte dëm të pariparueshëm ndaj hetimeve.

Autoritetet duan që të mos publikohet deklarata nën betim, dokument gjykate që i tregon dëshmitë e kërkuara për ta lëshuar urdhrin e bastisjes.

Agjentët e FBI-së bën kontrolle në rezidencën “Mar-a-Lago” në Florida për të zbuluar nëse ish-presidenti Trump i kishte trajtuar në mënyrë jo të duhur dokumentet qeveritare me rastin e largimit nga pushteti.

Kjo ishte hera e parë që shtëpia e një ish-presidenti amerikan po bastisej si pjesë e një hetimi kriminal.

Njëmbëdhjetë grumbuj dosjesh të klasifikuara u sekuestruan gjatë bastisjes javën e kaluar, sipas urdhrit për bastisje, të publikuar të premten.

Disa medie kanë paraqitur kërkesa që tani të publikohet edhe deklarata nën betim, por prokurorët thanë të hënën se një veprim i tillë “do të shkaktonte dëm të konsiderueshëm dhe të pariparueshëm ndaj këtij hetimi të vazhdueshëm kriminal”.

Lajme të ngjashme