Projektligji i Serbisë për Kosovën, Bislimi kërkon veprim nga BE-ja: Të përgjigjet dhe të reagojë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pas veprimeve të Serbisë, e cila miratoi një projektligj për shpalljen e Kosovës “zonë e veçantë sociale e mbrojtur”.
Bislimi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka pyetur se cili është perceptimi i Bashkimit Evropian për fytyrën e vërtetë të Serbisë.
Ai mes tjerash ka kërkuar “reagim në mënyrë të vendosur” nga BE-ja:
“Cili është perceptimi i BE-së për fytyrën e vërtetë të Serbisë? Ai që në mënyrë të pabesueshme përpiqet të shfaqet si “konstruktiv” duke deklaruar përkushtimin e tij ndaj procesit apo ai që miraton projektligje të tilla dhe shkel vazhdimisht marrëveshjet dhe cenon integritetin dhe sovranitetin tonë territorial? BE-ja si ndërmjetës duhet të përgjigjet dhe të reagojë në mënyrë të vendosur”.
Tutje, Bislimi ka shtuar:
“Përmes lëvizjeve të vetë Serbisë në terren, duke përfshirë nxitjen e përshkallëzimeve në 3 vitet e fundit, sulmin në Banjska, sulmet kundër institucioneve tona, inkursionin në territorin tonë dhe rrëmbimin e policëve, barrikadat në veri, MIG-të që fluturojnë pranë kufirit tonë duke vendosur ushtria në gatishmëri të plotë dhe të lartë luftarake dhe tani, me projektligjin e persekutimit të paraqitur dje, konstruktiviteti i tyre i rremë vazhdon të ekspozohet”.
1/7 Serbia continues the obstruction of the dialogue process, violating the principles and spirit of the agreements, lastly, through the persecution bill presented yesterday by their government.https://t.co/nq1Y7xyBUa
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) October 29, 2024