Projektet në infrastrukturë dhe kriza energjetike, diskutimet kyçe në takimin Rama-Kurti
Gazetarja shqiptare, Klesiana Omeri, në një prononcim për Klan Kosova, ka thënë se kriza energjetike duket se ka qenë tema kyçe e takimit që ka zgjatur më shumë se 90 minutash mes dy kryeministrave, atij të Shqipërisë Edi Rama dhe Kosovës Albin Kurti.
“Në fokus të takimit kanë qenë disa projekte të përbashkëta që tani duket se po i konkretizojnë edhe me veprime konkrete, siç është Porti i Durrësit, i cili do të integrohet me hekurudhën Durrës- Prishtinë. Edhe kriza energjetike duket se ka marrë një pjesë të rëndësishme të takimit. Ashtu siç është paralajmëruar se do të jetë një dimër i vështirë në krizën me të cilën po përballen shumë shtete të Evropës”- theksoi Omeri.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, menjëherë pas takimit me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës Rrahman Jashari, ishte nisur drejt Tiranës për t’u takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ky takim ishte cilësuar si urgjent mes dy palëve.