Profesori për protestën: Çfarë mesazhi ka për serbët refuzimi i asociacionit me simbole të bashkimit kombëtar?
Profesori, Avdi Smajljaj, ka reaguar për protestën kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e mbajtur të mërkurën në Prishtinë.
Në këtë protestë nuk u pa asnjë flamur i Kosovës dhe protestuesit mbanin flamurin e Shqipërisë në duar.
E për këtë Smajljaj ka thënë se nuk po respektohet shteti dhe simbolet e shtetit.
“Çfarë mesazhi është për komunitetin joshumicë Serb në Kosovë, refuzimi i asociacionit me simbole të bashkimit kombëtar?” – ka pyetur ai ndër të tjera.
Shkrimi i tij i plotë:
Ose duhet të respektohet shteti duke i respektuar simbolet, ose duhet të hiqet dorë nga shtetësia e Kosovës dhe të punohet për bashkim me Shqipërinë. Te definohet çfarë duam fillimisht. Çfarë mesazhi është për komunitetin joshumicë Serb në Kosovë, refuzimi i asociacionit me simbole të bashkimit kombëtar? Si mendoni e keni menduar se mund të integrohen komunitetet joshumicë pa simbole shtetërore të Kosovës, me simbole të bashkimit kombëtar? Në çka thirren të integrohen komunitetet joshumicë, në shtetin e Kosovës, apo në një shtet të bashkimit kombëtar?
