Profesori me fjalë të forta i reagon Bislimit: A është normale?
Profesori Avdi Smajljaj, ka bërë një reagim të ashpër ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se ikja e të rinjve është “diçka normale”.
Në profilin e tij në Facebook, Smajljaj ka thënë se me këtë deklaratë, po normalizohet shpopullimi.
Ai ka pyetur nëse është normale që në Kosovë të kemi udhëheqës të papërgjegjshëm.
“Gati harrova, që edhe nga Franca emigrokan qytetarë, e ta pëdorim këtë si justifikim për mospunën dhe punën e keqe që bën politika shpopullin vendin. Pra të shqetësohemi për mbrojtjen e politikanëve, e jo për shpopullimin e vendit.” – ka shkruar ndër të tjera ai, duke shtuar se kjo gjë është “çmenduri”.
Reagimi i tij:
E normalizuat edhe shpopullimin?!
Vala e emigrimit (procesi i shpopullimit) që ka kapluar vendin tonë mund edhe të jetë normale, por asesi s'mund të jetë normale për një vend të ketë udhëheqës/e (përgjegjës/e për të bërë politika për të ndalur shpopullimin) që e konsiderojnë emigrimin (aktualisht në përmasa shpopullimi) si normale.
Eshtë absolutisht jonormale për një shoqëri e një vend, që me votën e tyre, zgjedhin udhëheqësit/et e vetë/a, që janë përgjegjës/e, por bëjnë asgjë për të bërë vendin e jetueshëm, që qytetarët të kenë mundësi të projektojnë të ardhmën e tyre në vendin e vetë.
Lind pyetja, a është normale të kemi udhëheqës/e të papërgjegjshëm/me?
A është normale të paguajmë me taksat tona (që mund t'i përdornim për arsiminin e fëmijëve tonë) udhëheqës që e konsiderojnë normale shpopullimin e vendit?
Po besoj opozita është më normale, janë duke përgaditur politika për të zbutur të paktën shpopullimin.
P.s.
Subjektivisht, mund të them se as ata/ato që emigrojnë, dhe as ata/ato që i lënë pas në familje, nuk mbesin normal.
Gati harrova, që edhe nga Franca emigrokan qytetarë, e ta pëdorim këtë si justifikim për mospunën dhe punën e keqe që bën politika shpopullin vendin. Pra të shqetësohemi për mbrojtjen e politikanëve, e jo për shpopullimin e vendit.
Çmenduri.
