Kutllovci për arrestimin e gazetares ruse: Sveçla s'ka çka të krenohet, AKI të jetë prezente në Jarinje e Bërnjak
Daria Aslamova, një shtetase ruse, u ndalua nga policia në kufirin serb dhe u shpall non grata pas disa orësh.
Sipas profesorit të sigurisë, Sheqir Kutlovci, ky veprim me të cilin krenohej ministri i Brendshëm kosovar Xhelal Sveçla, nuk është i bujshëm.
“Mos ta konsiderojmë si sukses të madh sepse kjo është një gazetare e njohur dihet e kaluara e saj. Emri i saj është i njohur dhe nuk është vetëm në listën tonë po edhe në listën e shteteve tjera”, u shpreh Kutllovci për Klan Kosova.
Kutllovci beson se prania e Asllamovës në Kosovë, duke e ditur se ajo është spiune, tregon se siguria i është dukur e vrazhdë.
“Të jetë e dukshme te policia e jo veç kështu…se inteligjenca e dimë që është civile por ajo ka dhuntinë që njerëzit e dyshimtë i vërejnë më shpejtë”, tha ai.
Kujtojmë që gazetarja ruse, Daria Aslamova, të dielën është shpallur person i padëshiruar në Kosovë.
Asaj i është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vite, sipas vendimit të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla.
“Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara, cenon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”, kishte shkruar Sveçla në një postim në Facebook.