Profesori i UP-së: Zot jepju dije e mend AShAK-ut
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Halil Ibrahimi, ka reaguar ndaj publikimit të AShAK-ut, duke kritikuar ashpër anëtarët e saj.
Ibrahimi, është ndalur te një pjesë e këtij publikimi, ku përdoret termi “igumenike” aty ku Akademia, sipas tij është dashur ta përdorë termin “ekumenizmit”.
Profesori sqaron dallimin ndërmjet këtyre dy termave, në atë mënyrë që i pari është titull kryesisht fetar ortodoks.
"Zot jepju dije e mend, jo pare!" është fraza përfundimtare e reagimit të Profesor Ibrahimit.
Shkrimi i plotë:
"Ne Kosove u praktikua nje islam me elemente te tradites IGUMENIKE...", po thote Akademia e Shkencave dhe e Arteve. Nje alamet grumbull akademikesh nuk e di dallimin midis 'igumenit' qe eshte titull fetar kyesisht ortodoks, dhe 'ekumenizmit' apo gjitheperfshirjes. Zot jepju dije e mend, jo pare!” ka shkruar Ibrahimi.
