"Profesori i Kurtit" sulmon opozitën, thotë se ka vënë masat e para ndaj Kosovës
Enis Sulstarova, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje nga Tirana, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar opozitën kosovare. Më saktësisht, Sulstarova ka komentuar refuzimin e PDK-së dhe AAK-së të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.
Në shkrimin e tij, Sulstarova, të cilin kryeministrit Albin Kurti e kishte quajtur “mik dhe profesor” të tij, ka shkruar se opozita parlamentare ka vënë masat e para ndaj Kosovës, duke mos votuar marrëveshjet ndërkombëtare.
“Masat e para ndaj Kosoves i ka vene opozita parlamentare, duke mos votuar marreveshjet nderkombetare, prej te cilave Kosova perfiton qindra miliona euro.” – shkroi ai.