“Profesori i Kurtit”: Kjo rruga e re është me Zajednicë apo pa Zajednicë?
Enis Sulstarova, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, ka shkruar një status. Më saktë, e ka shkruar një fjali, ku ka shtruar një pyetje.
Sipas fjalisë së z. Sulstarovës, të cilin kryeministri Albin Kurti e kishte quajtur “mik dhe profesor” të tij gjatë një përurimi të librit të Sulstarovës në Prishtinë, e ka komentuar Rrugën e Re të LDK-së.
Sulstarova ka pyetur nëse “Rruga e Re” është me Zajednicë apo pa Zajednicë, termi të cilin VV-ja e përdorë për të anatemuar e demonizuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Tani, kjo rruga e re eshte me Zajednice, apo pa Zajednice?” – shkroi Sulstarova.