Profesori Hoti e kritikon Agim Ademin, ia përmend arrestimin: S’po i shkon, vrau moralin e futbollistëve - NACIONALE

Profesori Hoti e kritikon Agim Ademin, ia përmend arrestimin: S’po i shkon, vrau moralin e futbollistëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Afrim Hoti, profesor universitar në UP, ka publikuar një shkrim relativisht të gjatë, ku ka komentuar humbjen e futbollistëve të Kombëtarës së Kosovës në Rumani në kuadër të garës për “EURO 2024”.

Hoti ka përmendur disa arsye se pse Kosova po del keq në garat për kualifikim në kampionatin evropian. Sipas tij, mbrëmë ekzistoi një egoizëm e neglizhencë në lojën e Dardanëve.

“3. Lojtarët...ia bëjmë qejfin vetes porse realisht nuk janë ashtu siç mendojmë...Mbrëmë pashë plot egoizëm, jo interesim, neglizhencë e gjithçka tjetër. p.sh. Rashica, për mua, ka kohë që për kombëtare bash asnjë gjë nuk duhet...as Berisha (asnjëri), as Paqarada...mbase edhe të tjerë...” – shkroi ai ndër të tjera.

Në shkrimin e tij, Hoti ka përmendur edhe Agim Ademin, kryetar i FFK-së, duke shkruar se “nuk po i shkon”.

“4. Ademi i Federatës - jo, nuk po i shkon. Rubiales për një puthje, iku. Ky u arrestua para ndeshjeve të kombëtares, vrau moralin e futbollisteve, humbëm ndeshjet dhe pikët dhe po vazhdojmë...jo, nuk bën kështu...nuk po flas për fajësi apo pafajësi. Punë drejtesie ajo.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme