Profesori deklarohet publikisht: Do të jem përgjithmonë me opozitën, shumë njerëz po lëpihen me këtë qeveri - NACIONALE

Profesori deklarohet publikisht: Do të jem përgjithmonë me opozitën, shumë njerëz po lëpihen me këtë qeveri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori i tregjeve financiare, Florin Aliu publikisht ka thënë se do të jetë përgjithmonë me opozitën.

Reagimi i tij vjen pasi disa njerëz ndryshojnë qëndrimet e tyre vetëm për të përfituar nga qeveria.

Sipas tij shumë njerëz “lëpihen” me Qeverinë Kurti dhe “lëpiheshin” me qeveritë e kaluara.

“Disa njerëz janë si plastelina, e marrin formën në varësi të objektit fizike. Kjo po ndodh me shumë njerëz që po lëpihen me këtë qeveri, dhe më herët lëpiheshin me ato të mëparshmet. Aftësi e lartë, zanat i vjeter. Nuk është e lehtë të kthesh..., por disa njerëz e bëjnë, amo e bëjnë nime mirë.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka thënë se do të jetë me opozitën por jo me ato që janë ekstremiste.

“Unë do të jem përgjithmonë me opozitën dhe do të mbështes çdo opozitë përveç atyre ekstremiste (naziste, fashiste dhe komuniste).”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme