Profesori Bochsler e akuzon pushtetin në Serbi: Është duke luajtur me kartën e Kosovës - NACIONALE

Profesori Bochsler e akuzon pushtetin në Serbi: Është duke luajtur me kartën e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Daniel Bochsler, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, ka komentuar për Radio Evropën e Lirë, fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe ato lokale në Serbi.

Sipas Bochsler, e akuzoi Partinë Progresive Serbe, ish-partia e Aleksandar Vuçiqit, që tani udhëhiqet nga Millosh Vuçeviq, zv.kryeministër i Serbisë dhe ministër i Mbrojtjes, se po luan me kartën e Kosovës.

“Partia Progresive Serbe po përpiqet të ndryshojë diskursin rreth të cilit zhvillohen zgjedhjet. Është duke luajtur me kartën e Kosovës, jo vetëm me ngjarjet e ndryshme të muajve të fundit, por pjesërisht sepse është një çështje për të cilën opozita pro-evropiane nuk mund të pajtohet.” – deklaroi ai për REL-in.

“Dhe, sapo Kosova është në plan të parë, fillojnë konfliktet brenda koalicionit pro-evropian. Për më tepër, progresistët po bëjnë atë që bënë në zgjedhjet e mëparshme, me pensione, pagesa direkte në para të gatshme për grupe të ndryshme të popullsisë, duke u përpjekur t’i lidhin votuesit me ta në mënyrë klienteliste.” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme