Profesori amerikan: Kurti t'iu përmbahet kërkesave të BE-së - NACIONALE

Profesori amerikan: Kurti t'iu përmbahet kërkesave të BE-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori amerikan, Alon Ben Meir, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës që t’i përmbahet kërkesave të BE-së.

Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në BE varet nga progresi i raporteve Kosovë-Serbi.

“Unë kam thënë shumë herë në të kaluarën se nëse Kosova dëshiron përfundimisht të anëtarësohet në BE, duhet të ketë përparim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, sado gradual të jetë. Kryeministri Kurti duhet t’i përmbahet kërkesave të BE-së për këtë çështje të veçantë”, tha Ben-Meir.

Ky koment vjen pas dështimit të Kosovës që të bëhet anëtare në Këshillin e Evropës.

Lajme të ngjashme