Profesori amerikan i kërkon Zelenskyt njohen e Kosovës: E ke në dorë ta ndalosh agjendën ruse
Edëard Joseph, njohës i mirë i Ballkanit Perëndimor, ka shkruar një reagim interesant pas alarmit të ngritur nga Volodymyr Zelenskyt, presidenti i Ukrainës, se Rusia po synon trazimin e konflikteve në Ballkanin Perëndimor.
Profesori amerikan ka shkruar se Zelensky ka në dorë të ndalojë agjendën ruse. Madje, ai ia ka dhënë edhe një shembull, duke i kërkuar njohjen e Kosovës.
"Zoti President, ju keni fuqinë për të ndalur agjendën ruse në Ballkan duke njohur Kosovën. Nuk do të humbisni municione nga Serbia. Njohja e Kosovës nga Ukraina do të katalizojë lëvizjen vendimtare të Serbisë drejt Perëndimit. Ja se si funksionon"– shkroi ai ndër të tjera.
Mr. President, you have the power to halt the Russian agenda in the Balkans by recognizing Kosovo. You will not lose ammunition from Serbia. Ukraine's recognition of Kosovo will catalyze Serbia’s decisive move to the West. Here’s how it works:https://t.co/LqfsgWuIbs
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) November 17, 2023