Profesoresha e Mjekësisë e quan mashtrues asistentin Driton Vela - NACIONALE

Profesoresha e Mjekësisë e quan mashtrues asistentin Driton Vela

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, ka kritikuar për mashtrim asistentin e në Fakultetin e Mjekësisë, Driton Vela.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Vela gënjen kur thotë se ka botuar librin e parë të Fiziologjisë.

Sipas saj, ai ka botuar vetëm një kapitull të Fiziologjisë, e cila ka 12 kapituj.

3. Manipulon kur thotë se recenzenti i tij është nga SHBA. Recenzenti i librit të tij është një ish-profesor i Fakultetit tonë, mik i babait të Driton Velës. 4. Gënjen kur thotë se doktoratën e ka përfunduar në Shkup. Ai ka doktoruar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa unë kam qenë kryetare e komisionit për mbrojten e doktoratës. 5. Gënjen se punimi im është autoplagjiat. Të tillë nuk e konsideron shtëpia botuese e revistës Journal of Thyroid Research, përkundër dhjetëra e-mailave që i ka dërguar në adresë të shtëpisë botuese brenda një harku kohor 3-vjeçar. Përndryshe, punimi do të tërhiqej nga vet shtëpia botuese”, ka shkruar ajo, duke shtuar se Vela nuk di cfarë janë hulumtimet shkencore.

Driton Vela nuk di çfarë janë hulumtimet shkencore, sepse në jetën e tij të bujshme "shkencore" ka bërë vetëm një hulumtim, atë të doktoratës. Nga 13 punime sa ka, vetëm dy janë punime origjinale (nga doktorata e tij), ndërsa 11 janë punime revyale”, ka shkruar Latifi-Pupovci.

Lajme të ngjashme